HomeRiniaTVFlamuri shqiptar Kuqezi, ndër pesë flamujt më të vjetër në botë

Flamuri shqiptar Kuqezi, ndër pesë flamujt më të vjetër në botë

Flamuri shqiptar Kuqezi, simboli më i shenjtë i identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare, renditet ndër pesë flamujt më të vjetër
Flamuri shqiptar Kuqezi, ndër pesë flamujt më të vjetër në botë

Flamuri shqiptar Kuqezi, simboli më i shenjtë i identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare, renditet ndër pesë flamujt më të vjetër në botë.
Këtë e ka bërë të ditur Patriot Wood, një blog me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një hulumtimi të realizuar së fundmi mbi historinë e flamujve kombëtarë.
Sipas këtij studimi, flamuri që konsiderohet më i vjetri në botë është flamuri i Skocisë, i cili daton që në vitin 832 pas Krishtit, gjatë një beteje të zhvilluar në epokat e errëta të historisë. Ky flamur njihet si një nga simbolet më të hershme në Evropë dhe paraqitet me një sfond blu dhe kryqin e bardhë të Shën Andreas.
Në vendin e dytë, sipas hulumtimit, renditet flamuri i Austrisë, një tjetër simbol i lashtë që ka mbijetuar ndër shekuj.
Ndërsa flamuri shqiptar Kuqezi zë një vend të veçantë në këtë listë historike. Historia e tij lidhet drejtpërdrejt me një nga momentet më të lavdishme të kombit shqiptar.
Më 28 nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti për herë të parë flamurin Kuqezi mbi kështjellën e Krujës, duke shpallur kryengritjen kundër Perandorisë Osmane dhe duke rikthyer shpresën e lirisë për shqiptarët.
Ky moment historik e bëri flamurin me shqiponjën dykrenare një simbol të qëndresës, lirisë dhe unitetit të kombit shqiptar.
Sipas autorëve të studimit, për shumë vende data e saktë e miratimit të flamurit është e qartë, ndërsa për disa të tjera mbetet e diskutueshme për shkak të ndryshimeve të dizajnit gjatë historisë. Megjithatë, hulumtimi identifikon disa flamuj që konsiderohen ndër më të vjetrit që vazhdojnë të përdoren edhe sot.
Blogu Patriot Wood drejtohet nga çifti bashkëshortor Art dhe Shawna, të cilët e përshkruajnë veten si patriotë të apasionuar pas historisë së flamujve dhe simboleve kombëtare. Në faqen e tyre zyrtare ata theksojnë se janë të përkushtuar për të studiuar dhe prezantuar flamujt e shteteve që kanë lënë gjurmë në histori dhe që kanë lidhje me vlerat e lirisë.
Renditja e flamurit shqiptar ndër më të vjetrit në botë është një tjetër dëshmi e historisë së lashtë dhe krenarisë së një kombi që ka mbijetuar ndër shekuj duke ruajtur identitetin dhe simbolin e tij më të shenjtë: Flamurin Kuqezi.

Table of Contents

    No Comments

    Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

    TOP NEWS

    Latest

    More
    More
    Copyright 2026 Site. All rights reserved powered by site.com